VIDEO/ Arbër Hoxha tregon klasin në Kroaci, dy gola me Dinamon e Zagrebit
Arbër Hoxha ka realizuar dopietë në Kroaci, me fanellën e Dinamo Zagreb. Sulmuesi kuqezi ndëshkoi Varazdin, në ndeshjen e cila shkon në llogari për kampionatin.
27-vjeçari shkon në kuotën e 5 golave në 12 ndeshje të luajtura në këtë edicion. Ai, gjithashtu, numëron edhe dy asiste.
Lojtari, gjithashtu, mori çmmimin lojtari i muajit tetor, pak para fillimit të ndeshjes.
Arbër Hoxha luajti minutat e plota në ndeshjet kualifikuese të botërorit me Shqipërinë, ato ndaj Andorrës dhe Anglisë.
