Sun, Nov 23, 2025

Milaim Zeka “plas bombën”: Akuza të forta ndaj Olta Gixharit pas kamerave të BBVK

Milaim Zeka “plas bombën”: Akuza të forta ndaj Olta Gixharit pas kamerave të BBVK
  • PublishedNovember 23, 2025

Milaim Zeka ka rikthyer tensionet e vjetra me një rrëfim të papritur për Prive by Liberta Spahiu, ku përmendi për herë të parë prapaskenat e nxehta të sezonit të kaluar të BBVK. Ish-opinonisti, i cili këtë vit po e ndjek spektaklin nga shtëpia, zgjodhi të flasë hapur për raportin e tij problematik me Olta Gixharin.

Sipas Zekës, përplasjet mes tyre nuk ishin aspak ato që publiku shihte live por shumë më të ashpra kur kamerat fikeshin. Ai tregoi se aktorja, sipas tij, ka tentuar të shfrytëzojë influencën kundër tij në mënyrë drastike.

“Jam i shokuar, më kërcënoi. Donte të më ndalonte në Shqipëri,” deklaroi ai, duke nënkuptuar se situata kishte dalë jashtë çdo kufiri profesional.

Gazetari shkoi edhe më tej, duke nënvizuar se po të ishte fjala për një mashkull, skandali do kishte shpërthyer në përmasa krejt të tjera.

“Po të ishte mashkull, do të ishte skandali më i madh në historinë e Big-ut,” u shpreh ai duke ngritur një paralelizëm të fortë gjinor.

Olta Gixhari, tashmë e konfirmuar si opinioniste për BBVK 4, ende nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Zekës. Ndërkohë, Zeka kujtoi se tensionet mes tyre nuk kanë munguar asnjëherë, por ai pretendon se “lufta e ftohtë” ka qenë shumë më e egër në prapaskenë se sa në ekran.