Çiljeta emocionon me urimin për Albanin: Dy shpirtra që zgjodhën njëri-tjetrin çdo ditë
Çiljeta ka emocionuar ndjekësit me një dedikim për partnerin e saj, portierin Alban Hoxha, me rastin e ditëlindjes së tij. Në rrjetet sociale, këngëtarja publikoi një foto, por të ngarkuar me ndjenjë, e cila u shoqërua me një tekst të gjatë, që tregonte historinë e tyre të dashurisë dhe sfidat që çifti ka përballuar ndër vite.
Në dedikimin e saj, Çiljeta e përshkruan lidhjen me Albanin si një marrëdhënie të vërtetë, plot pasion, tensione, pajtime dhe përqafime që i kanë mbajtur bashkë edhe në momentet më të vështira. Ajo shprehet se lidhja e tyre nuk ka qenë asnjëherë e thjeshtë, por gjithmonë e udhëhequr nga dashuria dhe vendosmëria për të mos u dorëzuar.
Këngëtarja e quan portierin “njeriun që mban gjithçka mbi shpatulla”, duke vlerësuar rolin e tij si partner dhe si baba. Në urimin e saj, ajo thekson se Albani është “babai që i rrit me dashuri dhe sakrifica dy djemtë tanë, që sot janë pasuria më e madhe që kemi” një fjali që ka prekur shumë ndjekës për sinqeritetin që bart.
Çiljeta e falënderon partnerin për karakterin, forcën, burrërinë dhe qëndrueshmërinë që ai ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve së bashku. Ajo shkruan se e zgjedh atë çdo ditë dhe lutet që Zoti ta mbajë zemrën e tij të fortë, të pastër dhe të ndritshme.
Postimi i saj:
