Sun, Nov 23, 2025

Ligue 1/ PSG i përgjigjet Marseille, parizienët mundin pastër Le Havre-n dhe ngjiten në krye

Ligue 1/ PSG i përgjigjet Marseille, parizienët mundin pastër Le Havre-n dhe ngjiten në krye
  • PublishedNovember 23, 2025

PSG rikthehet në krye të kampionatit francez me një fitore të pastër 3-0 ndaj Le Havre në Parkun e Princave. Kampionët e Evropës nuk e patën aspak të vështirë të koleksiononin fitoren e radhës në kampionatin francez. Për skuadrën e Luis Enrikes realizoi koreani Li Kang In në pjesën e parë, ndërkohë në fraksionin e dytë vendasit do të mbyllnin llogaritë pas golave të Neves dhe Barkola.

Me këtë sukses Paris Sen Zhermen i kundërpërgjigjet skuadrës së Marsejës, duke rimarrë vendin e parë në klasifikim. Ata udhëheqin kampionatin me 30 pikë, dy pikë më shumë se sa marsejezët, që janë edhe ndjekësit më të afërt.