Sun, Nov 23, 2025

Eneda Tarifa surprizon me deklaratën e saj: Big Brother VIP do ta prezantoja që nesër

Eneda Tarifa surprizon me deklaratën e saj: Big Brother VIP do ta prezantoja që nesër
  • PublishedNovember 23, 2025

Këngëtarja, moderatorja dhe kantautorja Eneda Tarifa ishte një nga të ftuarat në këndin e Podfest, ku u intervistua nga gazetari Olti Curri. Eneda nuk i anashkaloi pyetjet pikante, duke dhënë disa përgjigje që menjëherë tërhoqën vëmendjen e publikut.

Në mesin e pyetjeve më intriguese ishte ajo për Big Brother VIP, një spektakël që prej tre vitesh ka dominuar skenën e televizioneve shqiptare. E pyetur nëse do të pranonte ta moderonte një format kaq të madh, Eneda u shpreh pa hezitim se jo vetëm që do ta moderonte, por është gati ta prezantojë që nesër, nëse do t’i jepej mundësia.

“Do e prezantoja patjetër, që nesër po të më jepej mundësia. Është i këndshëm, nuk e kam frikë, sidomos kur je dhe producent, jo vetëm prezantues që ke skenarin në dorë. Mua më pëlqen sfida, nuk është e pamundur,” tha ajo me plot siguri.

Megjithatë, kur u pyet nëse do të hynte si banore në BBVIP, përgjigjja e saj ishte krejt ndryshe.

Tarifa u shpreh qartë se nuk do ta bënte këtë hap:

“Si banore jo, nuk do e bëja dot. Është përgjegjësi e madhe, një eksperiencë shumë e vështirë emocionalisht. Nuk më përket ajo pjesë.”

Artisja theksoi se e ka ndjekur formatin dhe e vlerëson për impaktin që ka, por për të, roli i duhur është ai i prezantueses apo producente-s.