Videoja e dyshimtë/ Edi fut një qese të bardhë në xhep, Dolce ulet poshtë banakut
Një video e shkëputur nga nata e parë e Big Brother VIP Kosova 4 ka ndezur kureshtjen e publikut dhe është kthyer në një nga temat më të diskutuara të momentit në rrjetet sociale. Pamjet po bëjnë xhiron e TikTok-ut, Instagram-it dhe X, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh rreth sjelljeve enigmatike të dy banorëve brenda shtëpisë.
Në klipin viral, Edi shihet në kuzhinën e jashtme teksa merr një qese të vogël, brenda së cilës duket sikur ka diçka të bardhë. Ai e fut qesen fshehurazi në xhep, duke hedhur vazhdimisht shikime rreth e rrotull, sikur po përpiqet të mos tërheqë vëmendjen e askujt.
Në të njëjtën kohë, pak metra larg, Dolce i drejtohet produksionit me pyetjen enigmatike: “Kështu mundem?” një frazë që ka ngritur edhe më shumë dyshimet e publikut. Çuditërisht, pak çaste më pas, ajo ulet poshtë banakut dhe qëndron e fshehur për disa sekonda, duke u sjellë në një mënyrë që ka treguar shumë polemikë.
Kombinimi i këtyre dy momenteve, të kapura nga kamera, i ka bërë ndjekësit të aludojnë për një situatë jo të zakonshme brenda shtëpisë. Fansat kanë shpërthyer me komente dhe teori të ndryshme, duke kërkuar sqarime për atë çfarë mund të ketë qenë në qese dhe pse Dolce u fsheh poshtë banakut.
Deri tani, produksioni i BBVK nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë moment viral.
