Sun, Nov 23, 2025

VIDEO/ Derbi i takon Milanit, kuqezinjtë festojnë në San Siro, Maignan ndal Interin

VIDEO/ Derbi i takon Milanit, kuqezinjtë festojnë në San Siro, Maignan ndal Interin
  • PublishedNovember 23, 2025

Derbi i takon Milanit, me kuqezinjtë e Allegrit që fituan 0-1 ndaj Interit. Në pjesën e parë, zikaltërit iu afruan disa herë golit, por shtylla ndali të besuarit e Chivus.

Në fillimin e pjesës së dytë, Pulisic ndëshkoi Sommer pas një topi të kthyer nga pritja e portierit.

Inter reagoi dhe fitoi penallti me VAR pas një kontakti Thuram-Pavlovic. Nga pika e bardhë u nis Calhanoglu, i cili gaboi, kjo edhe për meritë të një Super Mike Maignan.

Me këtë fitore, Milan ka 25 pikë, ndërsa Inter ka 24 pikë.