Zyrtare, klubi i elitës ndërpret bashkëpunimin me trajnerin
Arsim Thaqi nuk është më trajner i Prishtinës. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Superligës së Kosovës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Postimi:
FC Prishtina njofton se ka përmbyllur bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi, me marrëveshje të dyanshme.
E falënderojmë trajnerin Thaqi për kontributin e tij të çmuar gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit të parë, si dhe i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen. FC Prishtina dhe trajneri Thaqi mbeten të hapur për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.
Trajneri Thaqi mori drejtimin e skuadrës në prill të vitit të kaluar, duke e udhëhequr klubin drejt triumfit në Kupën e Kosovës dhe pjesëmarrjes në garat evropiane. Nën drejtimin e tij, gjatë sezonit aktual pas 14 xhirove, FC Prishtina ka tubuar 26 pikë, duke kryesuar renditjen me 3 pikë avantazh ndaj vendit të dytë.
FC Prishtina i uron trajnerit Arsim Thaqi suksese të mëtejshme profesionale dhe personale.
