Leonora Jakupi shpërthen në lot gjatë ‘BBVK’: Historia ime është shumë e rëndë
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka pasur një prej momenteve më të forta emocionale të këtij sezoni, teksa gjatë Prime-it nuk ka mundur t’i mbajë lotët. Një moment i ndjerë, që e preku publikun dhe banorët njësoj.
Leonora rrëfeu se përpara spektaklit kishte lexuar me vëmendje lajmet dhe komentet në media për historinë e vështirë të jetës së konkurrentes Elijona Binakaj. Ajo tha se informacionet që qarkullonin rreth së kaluarës së Elijonës e tronditën thellë, duke e bërë të ndiente një dhimbje të madhe personale.
“E mora telefonin dhe lexova lajmet në mediat tona. Hyna me hulumtu për jetën e Elijonës… Vërtetë ato që shkruheshin për të, mua ma thanë shpirtin. Përveç dhimbjes që ka, sepse nëna është e shenjtë, ajo që shkruhej në media për humbjen e saj, ku ka shku, ku ka qenë… për mua ka qenë shokuese”, tha ajo mes lotëve.
E prekur thellë nga historia personale e banorës, Leonora përdori këtë moment për të dërguar një mesazh të qartë e të fuqishëm për të gjitha familjet që po kalojnë divorc ose konflikt.
“Le të jetë ky Big Brother një mësim për të gjithë ato nëna e baballarë që kalojnë në divorce. Apeloj që për hir të fëmijut, për hir të fëmijut bëni gjithçka”, theksoi ajo.
Teksa komentonte historinë e Elijonës, Leonora u ndal dhe me zërin që i dridhej tha:
“Për njerëzit që më njohin, e dinë historinë time. E dinë që është shumë e rëndë.”
