Thu, May 7, 2026

KPA lë në fuqi shkarkimin e Enrik Haxhiraj

KPA lë në fuqi shkarkimin e Enrik Haxhiraj
  • PublishedJuly 7, 2023

njoftoi të premten se kishte vendosur në dhomë këshillimi të linte në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Apelit të Vlorës .

Një trupë e përbërë nga kryesuese, relatore, , Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli  se kishte rrëzuar ankimin e subjektit të rivlerësimit Enrik Haxhiraj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të 19 janarit 2021.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në germën “a”, të pikës 1, të nenit 66, të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe ëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 339, datë 19.01.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Enrik Haxhiraj”, thuhet në njoftimin e KPA.

Haxhiraj u shkarkua nga KPK për shkak se pas hetimit administrativ rezultoi se kishte pasaktësi të përsëritura në deklarimin e burimeve të krijimit të pasurive, që kanë sjellë mospërfshirjen në analizën financiare të gjendjeve cash të pretenduara prej tij gjatë hetimit administrativ. Haxhiraj ka rezultuar në pamundësi financiare për një pjesë të investimeve të kryera në një vilë në “” në , blerjen e një njësie shërbimi po në këtë qytet dhe për një apartament në .