Tue, Nov 25, 2025

Shorti i Botërorit me 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon ku do jetë Shqipëria në rast kualifikimi

Shorti i Botërorit me 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon ku do jetë Shqipëria në rast kualifikimi
  • PublishedNovember 25, 2025

Tani është zyrtare. Shqipëria do të jetë në vazon e katërt, në rast se kuqezinjtë shkojnë në Botëror. FIFA ka vendosur së fundmi për procedurat e shortit të botërorit, me goglat që do hidhen me 5 dhjetor.

Të gjitha skuadrat e Play Off do të bëjnë pjesë në vazon e katërt. Pjesë e vazos së katërt do të jetë edhe një kombëtare e madhe si Italia, pasi rruga e axurrëve duhet të kalojë nëpërmjet Play Off.

Sipas asaj që u përcaktua, Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara, do të vendosen në vazon 1, si vende pritëse.

Shqipëria, që të shkojë në Botëror duhet të kalojë Poloninë në gjysmëfinale të Play Off të Botërorit dhe në  finale fituesen e Suedi-Ukrainë.

 

Play Off
Play Off