Tue, Nov 25, 2025

Mira Konçit flet për divorcin pas 25 vitesh me Shpëtim Saraçin: Nuk isha dakord

Mira Konçit flet për divorcin pas 25 vitesh me Shpëtim Saraçin: Nuk isha dakord
  • PublishedNovember 25, 2025

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi sollën përgjatë viteve të tyre të qëndrimit në Shqipëri hite duke rezultuar si një dyshe e suksesshme artistike. Më vonë, kimia e tyre në art përshkallëzoi edhe në jetë dhe nga dashuria erdhën dy fëmijët në jetë, Era dhe Drini. Me largimin e Erës në SHBA për studime, edhe çifti bashkë me djalin iu bashkuan në vitin 2017. Siç Mira Konçi tregon në programin “Rudina”, veç shkollimit të fëmijëve, një nga arsyet ishte edhe kujdesi shëndetësor për kompozitorin.

Me kalimin e kohës gjërat ndryshuan. Këngëtarja thotë se mes tyre pati një marrëveshje që ai të vijonte karrierën në Shqipëri, ndërsa Mira të qëndronte me fëmijët në SHBA pasi e kishte të pamundur mos të ishte pranë tyre.

Biseda ne studio:

Mira Konçi: U pa gjatë rrugës që Shpëtimi ndihej më mirë këtu dhe u vendos një marrëveshje e tillë nëse e quajmë marrëveshje që unë nuk mund t’i lija fëmijët vetëm në asnjë mënyrë, s’mundesha. Nuk ishin fare-fare të vegjël, por ishte mosha më kritike nuk mundesha, qoftë Drinin, Era sapo mbaroi shkollën, duhet të isha aty për Erën, mezi e prisnim atë moment, Drini ishte në vit të dytë të shkollës së mesme, ishte e pamundur që ta lija vetëm.

Rudina Magjistari: Çdo nënë unë mendoj që do ta bënte këtë gjë, është normale, pa diskutim.

Mira Konçi: Faleminderit! Një gjë kaq e natyrshme, s’mund të veproja dot ndryshe dhe kështu erdhi.

Ajo thotë se fillimisht nuk ishte fort dakord, por e mirëkuptonte edhe pozitën e tij.

Mira Konçi: Sigurisht që Shpëtimi këtu kishte ndërtuar gjithçka në Shqipëri dhe absolutisht që është deri diku e kuptueshme, pavarësisht se unë s’isha shumë dakord, doja që të ishim bashkë.

Çifti i dhanë fund martesës pas 25 vitesh bashkë.

E pyetur nëse në të ardhmen do të ketë një këngë të kompozuar nga Saraçi, vendin tashmë ia ka marrë e bija, Era e cila e pati menjëherë përgjigjen:

“Do të futem unë. E folëm edhe me babin para nja një jave për të bërë një këngë edhe me Drinin për të na e bërë babi, të këndojmë unë me Drinin”, tha ajo e entuziazmuar./TvKlan