Wed, Nov 26, 2025

Leverkusen bën për “aspirina” Man.City, rotacioni i kushton shtrenjtë Guardiola-s: Marr përsipër përgjegjësitë

Leverkusen bën për “aspirina” Man.City, rotacioni i kushton shtrenjtë Guardiola-s: Marr përsipër përgjegjësitë
  • PublishedNovember 26, 2025

7 ndryshime në raport me formacionin titullarë i kushtojnë shtrenjtë Pep Guardiola-s, me Man.City që bie keq në shtëpi përballë Leverkusen. “Aspirinat” bëjnë me dhimbje koke teknikun spanjoll i cili në mënyrë të papritur vendosi të bënte një rotacion thuajse total duke mos vlerësuar si duhet ekipit gjerman.

Në minutën e 23-të ishte Grimaldo që befasoi “qytetarët” me anësorin spanjoll që me një goditje të fortë brenda në zonë kaloi Leverkusen në avantazh. Me fillimin e pjesës së dytë, Guardiola reflektoi duke bërë 3 ndryshime të menjëhershme, duke hedhur në fushë lojtarë si Foden apo Doku, por sërish ishte Leverkusen që i goditi, ku në minutën e 54-ët, Patrick Schick me një goditje perfekte me kokë dyfishoi shifrat. Guardiola luajti edhe kartën Haaland, por pa sukses, me Leverkusen që del nga “Etihad” me një 3 pikësh të artë pas suksesit 0-2 që i fut në lojë në këtë fazë të Ligës në Champions.

Pep Guardiola e pranon se ndryshimet në formacion patën një ndikim në rezultatin e këtij takimi: “Në kaq shumë ndeshje brenda pak ditësh je i detyruar të përfshish të gjithë lojtarët. Nuk ishim mjaftueshëm agresiv ndaj një ekipi me të vërtetë të mirë. Urime Leverkusen. Marr përsipër përgjegjësinë absolute”, u shpreh Guardiola.