Wed, Nov 26, 2025

Shpat Kasapi u shua në moshën 40-vjeçare, Arbana Osmani: Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet

Shpat Kasapi u shua në moshën 40-vjeçare, Arbana Osmani: Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet
  • PublishedNovember 26, 2025

Arbana Osmani ka reaguar pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.

“Shume i dhimbshëm lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin kam patur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë në Top Fest dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra here. Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar Shpat”, shkruan ajo.

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave fqinje këngëtari ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. Më 2021 këngëtari u martua me Selvije Jaos, por vetëm para një viti çifti prindër të një djali i dhanë fund marrëdhënies së tyre.