Thu, Nov 27, 2025

Real rikthehet te fitorja, Mbappe bën heroin, Alonso: Rrugë e vështirë, jo e shtruar me trëndafila

Real rikthehet te fitorja, Mbappe bën heroin, Alonso: Rrugë e vështirë, jo e shtruar me trëndafila
  • PublishedNovember 27, 2025

Real Madrid rikthehet te fitorja pas dy barazimesh radhazi në La Liga dhe humbjes ndaj Liverpool në Champions në raundin e fundit, “Los Balncos” ia doli të triumfojë ndaj kampionëve grekë të Olympiacos. Në mitikun “Karaiskaqis” ishin vendasit që kaluan në avantazh me një super gol nga ana e Chiquinhos, që nga distanca nuk falë me një goditje potente duke mposhtur Lunin. Por Real reagon shpejtë dhe skenën e merr Kylian Mbappe, që bën heroin duke realizuar një tripletë të jashtëzakonshme brenda vetëm 7 minutash lojë. Mehdi Taremi ish sulmuesi i Interit shkurtoi diferencën e golave pas 7 minutash lojë nga nisja e pjesës së dytë. Por entuziasmi i ekipit grek do të shuhej sërish nga sulmuesi francez, me Mbappe që në minutën e 60 do të ndëshkonte sërish vendasit për golin e 4. El Kaabi do të shkurtonte sërish diferencën e golave në minutën e 81, por vetëm kaq.

Olympiakos nu kia doli dot të marrë pike, përballë një Reali që I kishte jetike marrjen e kësaj fitoreje, jo më shumë për pikët, se sa për moralin, duke ditur vështirësitë që po kalonin së fundmi ata. Sidomos tekniku i tyre Xabi Alonso, që prej javësh flitet për marrëdhënie jo të shëndosha me liderët e ekipit të tij, e sidomos me yllin e madrilenëve Vinicius Junior. Vetë tekniku spanjoll theksoi në fund të takimit theksoi se presioni ka qenë i madh këto kohë, por ai ia ka dalë mjaft mire ta menaxhoj si duhet:

“A kanë qenë ditë stresuese? Jo, jo, jo. Po e menaxhoja shumë më qetë sesa mund të prisnit,” “Nuk jam një fillestar në këtë, dhe e di që rruga është e gjatë. Dhe që nuk është gjithmonë një shtrat me trëndafila. Duhet të dish si të kalosh përmes kthesave të vështira pa humbur mendjen. Duhet të jesh kritik, të kërkosh nga vetja, dhe të pranosh gabimet e tua; por gjithashtu të dish se gjithmonë ka një ndeshje tjetër. Dhe gjithmonë duhet të shikosh përpara.”