Thu, Nov 27, 2025

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
  • PublishedNovember 27, 2025

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania do të nisë më 20 dhjetor dhe këtë vit vjen me një mungesë të rëndësishme që ka prekur publikun. Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, i cili thuhej se ishte në listën e të ftuarve, u nda nga jeta në mënyrë të papritur, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe fansat.

Megjithatë, produksioni po përgatit një sezon të fortë, me shumë figura të njohura që pritet t’i bashkohen reality-show-t më të ndjekur në Shqipëri. Lista e emrave që qarkullon tashmë po shkakton reagime dhe debat në rrjet.

Burime tregojnë se Erik Fullani, partneri aktual i Sara Hoxhës (ish-partnere e Ledrit), do të jetë pjesë e këtij edicioni. Për të, ky do të jetë dalja e parë në një format kaq të madh televiziv, duke zgjuar kureshtjen e publikut për mënyrën si do të paraqitet dhe si do të përballet me sfidat e shtëpisë.

Një tjetër emër që pritet të gjendet mes banorëve është Santana Çomorra, gazetare.

Ndërkohë, pas debatit që bëri bujë mes saj dhe Enxhi Nasufit, Neada Muça është një tjetër emër që mendohet se do t’i bashkohet Big Brother-it. Duke qenë një figurë që ka ditur gjithmonë të tërheqë vëmendje, hyrja e saj pritet të sjellë dinamika të forta dhe zënka tipike për këtë format.

Edicioni i ri i BBV po shihet si një nga më të komentuarit deri tani, falë kombinimit të personazheve të reja, historive personale dhe pritshmërive të larta të publikut. Spektakli nis më 20 dhjetor, dhe sipas të gjitha gjasave, këtë vit gara për famë dhe çmimin e madh do të jetë më e fortë se kurrë.