Roma “thyen” Midtjylland, por Gasperini kapet vetëm pas pikëve: Prisja më shumë
Me Gasperinin në stol, Roma po përjeton një sezon fantastik, jo vetëm në Serie A ku udhëheqin në krye, por kryeqytetasit festojnë dhe në Evropë, suksesi 2-1 ndaj Midtjylland i fut në garë për të kaluar fazën e parë, 9 pikë në 5 ndeshje, vendi i 15-të në Europa League.
Roma bëhet ekipi i parë që arrin të “thyejë” danezët ku në stadiumin “Olimpik” ishin të parët që kaluan në avantazh fal një goli fantastik nga El Aynaoui, me mesfushorin maroken që brenda në zonë finalizoi plot klas. Roma hasi jo pak vështirësi për të mbyllur llogaritë me danezët, kjo pasi goli i dytë erdhi vonë në minutën e 83-të, ku El Shaarawy konvertoi në gol një asist të pastër nga Bailey. Pavarësisht këtij goli, danezët rihapët sërish takimin ku 3 minuta më vonë, Paulinho ngushtoi shifrat në 2-1, por vetëm kaq, pa mundur t’i prishin festën Romës.
Gasperini, trajneri i Romës, kapet vetëm pas 3 pikëve, pasi në sytë e tij ekipi duhet të bënte më mirë në aspektin taktik: “Është një fitore që përmirëson pozicionin tonë në klasifikim, e arritur kundër një ekipi të mirë, por nuk zhvilluam një ndeshje të madhe, prisja diçka më shumë në aspektin taktik, pa diskutim ndaj Napolit tani duhet të bëjmë diçka më shumë”, u shpreh Gasperini.
Një fitore të rëndësishme siguroi edhe Bologna, me ekipin italian që triumfoi 4-1 përballë Salzburg. Fal këtij suksesi, Bologna ngjitet në vendin e 18-të në kuotën e 8 pikëve pas 5 ndeshjeve.
