Fri, Nov 28, 2025

“A e ndjen veten shqiptare?”/ Debat i ashpër mes Sasës dhe Labinotit

“A e ndjen veten shqiptare?”/ Debat i ashpër mes Sasës dhe Labinotit
  • PublishedNovember 28, 2025

Mbrëmjen e kaluar, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 ka shpërthyer një debat i fortë mes Sasa dhe Labinotit. Një video e publikuar në rrjet ka zbuluar momentet kur Sasa shihet duke shkuar drejt krevatit të Labinotit për ta përballur pas një bisede që duket se e ka prekur emocionalisht.

Sipas asaj që dëgjohet në video, Labinoti dyshohet se e ka pyetur Sasen: “A e ndien veten shqiptare?”. Kjo pyetje duket se e ka nervozuar Sasen, e cila e ka kundërshtuar menjëherë.

E irrituar, ajo i drejtohet Labinotit duke i thënë: “Çka deshe të thuash, a e ndien veten shqiptare? Ti je shumë i ligë, je burrë i ligë”.

Në përgjigje të reagimit të saj, Labinoti dëgjohet duke thënë: “Mfal? Në rregull. E përmendim në prime”.

Sasa, e cila vijon të jetë e nervozuar nga pyetja e tij, përsërit: “Çka deshe të thuash, a e ndien veten shqiptare?”

Ndërsa në kulmin e acarimit të saj, ajo i përgjigjet me një “jo”. Më pas shton me zë më të ulët, por me vendosmëri: “E di populli shumë mirë kush jam. Unë jam Saranda Hoda”.

Kjo situatë ka ngritur menjëherë reagime në rrjete sociale, ku përdoruesit po diskutojnë pyetjen e Labinotit, reagimin e Sasës dhe kufijtë e një bisede të tillë brenda një formati televiziv.