VIDEO/ Ndërpritet ndeshja Skënderbeu-Lushnja në minutën e 81’, tifozi korçar në gjendje të rënduar shëndetësore
Një incident ka ndodhur ditën e sotme në stadiumin e Korçës, përgjatë ndeshjes Skënderbeu-Lushnja për Kategorinë Parë, ku gjendja shëndetësore e një tifozi korçar u përkeqësua.
Ngjarja ndodhi në minutën e 81’ në tribunën ballore, dhe si fillim u kërkuar ndërhyrja e mjekëve.
Fillimisht kanë qenë mjekët e stafit të ekipit korçar që i kanë ardhur në ndihmë tifozit me shpejtësi, dhe më tej u kërkuar ndërhyrja e ambulancës.
Pas mbërritjes së ambulancës ai është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Ndeshja u ndërpre për pak minuta, por më tej dueli Skënderbeu-Lushnja vijoi deri në përfundim.
Sipas burimeve, gjendja e tifozit u përkeqësua pasi u rrëzua nga shkallët e stadiumit.
