Fri, Nov 28, 2025

“Sa ditë më duhet me kalë?”/ ChatGPT i jep Taynës planin e rrugëtimit epik

“Sa ditë më duhet me kalë?”/ ChatGPT i jep Taynës planin e rrugëtimit epik
  • PublishedNovember 28, 2025

Tayna po i habit të gjithë me idenë e saj më të fundit, e cila ka dalë krejt jashtë kornizave të asaj që presim nga një artiste. Në vend të një udhëtimi luksoz me makinë apo avion, ajo po mendon të nisë një aventurë epike… me kalë, nga Mitrovica drejt bregdetit të Vlorës.

Gjithçka nisi nga një bisedë e thjeshtë me ChatGPT, ku Tayna, mes shakaje dhe kureshtjeje, kërkoi të dinte nëse një rrugëtim i tillë ishte i realizueshëm. “E pyta Chat-in sa i boj m’u nis me kali për Vlorë sot”, shkroi ajo, duke zbuluar se asistenti virtual e mori kërkesën më seriozisht se sa vetë ajo priste.

Sipas përllogaritjeve të marra nga ChatGPT, një udhëtim i tillë mund të zgjasë 4 deri në 7 ditë kalërimi intensiv, në varësi të terrenit, motit dhe ndalesave të mundshme. Praktikisht, Tayna do të duhej të përballonte distanca të gjata çdo ditë, një ritëm që e kthen reperen në një “amazone moderne”.

Ideja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, teksa fansat po imagjinojnë Taynën duke kaluar male, lugina dhe fshatra në një ekspeditë që i ngjan një filmi aventuresk. Disa e quajnë “çmenduri të bukur”, të tjerë “sfidë historike”, ndërsa vetë Tayna duket e gatshme ta çojë deri në fund këtë aventurë qoftë edhe vetëm për guximin dhe humorin që e karakterizon.

Nëse reperja e shndërron idenë në realitet, ajo do të hyjë me të drejtë në listën e personazheve publikë që i kthejnë sfidat në spektakël dhe që nuk hezitojnë t’i japin një dimension krejtësisht të ri mënyrës së tyre të të jetuarit.