Heidi Baci, moderatorja zyrtare që do shoqërojë Blendi Salajn në “Wake Up”
Programi i mëngjesit “Wake Up” vjen me një ndryshim të rëndësishëm në ekran. Heidi Baci, një prej figurave më të komentuara të momentit, është zyrtarisht moderatorja e re që do të shoqërojë Blendi Salajn në drejtimin e emisionit.
Lajmi është konfirmuar përmes një fotografie të publikuar nga studioja e Top Channel, ku Heidi shihet e buzëqeshur në panelin e programit, ndërsa Blendi Salaj shfaqet i entuziazmuar me duart lart një atmosferë që tregon energjinë pozitive të dysheve të re.
Ky është rikthimi i parë i Heidit në një format të madh televiziv pas angazhimeve të saj të fundit në media dhe rrjete sociale. Prania e saj pritet të sjellë një frymë më të freskët, dinamike dhe të afërt me publikun e ri, duke kombinuar eksperiencën e Blendi Salajt me spontanitetin dhe prezencën e saj moderne.
Heidi do të jetë pjesë e përditshme e programit, duke sjellë intervista, tema sociale dhe një qasje të re në rubrikat e mëngjesit.
Ky ndryshim vjen pas largimit të Neada Muces dhe Enxhi Nasufit nga programi per shkak të debateve të tyre të shumta, që më pas u përshkallëzua në zenke fizike mes tyre. Asnjera prej tyre nuk e ka pranuar konfliktin, mirëpo kjo ishte arsyeja pse ato u larguan nga emisoni.
