Ç’po mundohet të thotë?! Britney Spears ngre sërish shqetësime me mesazhe enigmatike në Instagram
Këngëtarja e njohur amerikane, Britney Spears, ka shfaqur sërish shenja të një periudhe të brishtë emocionale përmes postimeve të saj në rrjetet sociale. Historia e saj me babain dhe kujdestaria shumëvjeçare që kontrollonte jetën personale dhe financat e saj ka qenë shpesh temë diskutimi, ndërsa vetë Britney ka pranuar se këto përvoja i kanë shkaktuar dëmtime të thella emocionale.
Në muajt e fundit, postimet e saj në Instagram kanë shqetësuar vazhdimisht fansat. Fundjavën e kaluar, artistja publikoi një mesazh të koduar dhe emocional, ku fliste për dhimbjen, “errësirën” dhe reflektimet e saj për jetën. Në një nga videot, Britney shfaqet duke kërcyer me një fustan me print leopard dhe taka të zeza, ndërsa shkruante: “Më pëlqeu si dukesha me atë rrobë banje… duhet t’i gjej ato këpucë, Mary Jane.”
Megjithatë, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi një mesazh më i gjatë dhe me tone të theksuara emocionale, i cili u fshi disa orë më vonë. Në të, Britney ndante mendime mbi humbjen, dhimbjen dhe mënyrën se si vuajtja mund të sjellë edhe momente bukurie të rralla. Ajo shkruante se po reflektonte thellë mbi jetën dhe se po kërkon të gjejë “gruan brenda vetes”, duke lënë të kuptohet se po kalon një proces personal të vështirë.
Në fund, këngëtarja iu referua edhe Ditës së Falënderimeve me tone humoristike, duke thënë se kishte “mëkatuar” duke ngrënë shumë. Edhe pse postimi u fshi, videoja mbeti në profilin e saj. Fansat vazhdojnë të shprehin shqetësim, pasi mesazhe të tilla të paqarta dhe emocionale janë bërë të shpeshta në adresën e artistas.
