Doli nga fusha me barelë, dëmtohet Arbër Hoxha
Lajm i keq nga Kroacia. Sulmuesi kuqezi Arbër Hoxha është dëmtuar në sfidën që Dinamo Zagrebi fitoi 0-2 ndaj Goricës.
Në fundin e sfidës, ai u lëndua pas një ndërhyerje nga Bakic. Hoxha u largua nga fusha me barelë, ndërsa në ditët në vijim pritet të mësohet më shumë rreth këtij dëmtimi.
Në këtë sezon, 27-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje. Për të, ky është edicioni i 3-të me Dinamon e Zagrebit.
