Surprizë! Aktorja e njohur në pritje të fëmijës së tretë!
Sienna Miller është shtatzënë! Aktorja, 43 vjeçe, surprizoi publikun teksa debutoi barkun e saj të rrumbullakosur në Fashion Awards 2025 në Londër, në Royal Albert Hall, ku parakalon në tapetin e kuq. Miller shkëlqeu me një fustan të bardhë transparent të kombinuar me pantallona të shkurtra të bardha, ndërsa flokët i mbante të lëshuara me onde dhe i kishte shoqëruar me vathë të mëdhenj, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fotografëve.
![]()
Ky është fëmija i saj i tretë. Miller mirëpriti një vajzë me partnerin Oli Green në fund të vitit 2023 dhe është gjithashtu nënë e Marlowe, 13 vjeçe, që e ka me ish-partnerin Tom Sturridge. Përfaqësuesi i aktores nuk ka komentuar ende për lajmin.
Miller, e cila është në lidhje me aktorin 28-vjeçar që nga viti 2022, ka folur më parë për “presionin” që ka ndjerë për zgjerimin e familjes pas moshës 40 vjeç. Në një intervistë për Elle UK në vitin 2022, ajo u shpreh se kishte ngrirë disa nga vezët e saj, duke shtuar se ndjente presion të madh biologjik për të pasur një tjetër fëmijë. “Biologjia është jashtëzakonisht e ashpër me gratë në atë dekadë të jetës,” pati thënë ajo.
Në intervistën për Vogue në dhjetor 2023, Miller foli hapur për pasiguritë që ka lidhur me të qenit nënë në një moshë më të madhe, duke pranuar se ende po mëson të ndihet e sigurt me këtë realitet.
Në prill të këtij viti, ajo u shfaq rrallë në publik së bashku me vajzën Marlowe në një event familjar në Londër, ku u fotografuan të buzëqeshura përkrah Oli Green, i cili shihej duke e përqafuar aktoren.
