Tue, Dec 2, 2025

Sqarimi mes Toney dhe Bia Khalifës pas tensioneve në Prime: “Do të jemi gjithmonë miq”

Sqarimi mes Toney dhe Bia Khalifës pas tensioneve në Prime: “Do të jemi gjithmonë miq”
  • PublishedDecember 2, 2025

Pas situatës së krijuar në spektaklin Prime, Toney ka vendosur të sqarojë publikisht raportin e tij me Bia Khalifën, duke i dhënë fund zërave për një afrimitet romantik mes tyre. Ai theksoi se që në fillim e ka parë Bian vetëm si mike dhe se asnjëherë nuk ka pasur qëllim të krijojë një lidhje më shumë se kaq. “Unë kam thënë gjithë shokë, nuk kam dashur të bëj ndonjë gjë,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se qëndrimi i tij ka qenë i pandryshuar pavarësisht situatave të ndodhura brenda shtëpisë.

Ky sqarim erdhi menjëherë pasi babai i Toney ndërhyri gjatë Prime dhe i kërkoi të birit të largohej nga Bia. Ai e bëri të qartë se familja nuk e miratonte afrimitetin mes tyre, duke argumentuar se “nuk janë i njëjti nivel” dhe se kjo lidhje nuk ishte e dëshirueshme për familjen. Mesazhi i babait shkoi edhe më tej, teksa i sugjeroi Toney të krijonte një afrim me Elijona Binakajn, për të cilën tha se kishte pëlqimin e tyre.

Nga ana tjetër, reagimi i Bia Khalifës ishte i matur dhe i qetë. Ajo tha se e respekton vendimin e Toney dhe sqarimin e tij, duke shtuar se nuk ka ndonjë qëllim të keq dhe se e pranon situatën pa krijuar konflikte.