Ç’ndodhi? Dolce e mohon lidhjen me Edin në Grande Fratello
Rrugëtimi i Dolce-s në Grande Fratello po zhvillohet pa tensione dhe me shumë harmoni. Ajo duket se është integruar shpejt me banorët e tjerë dhe ka krijuar një atmosferë të mirë sociale brenda shtëpisë. Megjithatë, teksa publiku nisi të hamendësonte për jetën e saj sentimentale, veçanërisht pas afrimit me Edin, Dolce vendosi të flasë hapur.
Gjatë një bisede të sinqertë me banorët, ajo sqaroi se pavarësisht afërsisë që mund të ketë me disa prej tyre, nuk ka asnjë ndjenjë romantike për asnjërin.
“Kam një lloj afërsie me dikë, por jo pëlqim romantik. S’kam dashuri ose lidhje me askënd,” tha ajo, duke hedhur poshtë çdo aludim për një romancë me Edin.
Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur publiku dhe mediat kanë nisur të komentojnë për puthjet e afërsitë mes tyre, duke sugjeruar një marrëdhënie që po lindte brenda shtëpisë. Por Dolce e mohoi prerazi këtë.
Ajo shpjegoi se, teorikisht, nuk është kundër një lidhjeje brenda programit, por thjesht nuk ka gjetur askënd që i përshtatet.
“Do lidhesha brenda shtëpisë, por nuk është askush që më pëlqen. Ka disa që janë të bukur, por nuk janë tipi im. Domethënë, janë të bukur, por tipi im s’është asnjëri prej tyre,” u shpreh ajo.
Për momentin, Dolce ka vendosur t’i fokusohet eksperiencës së saj në Grande Fratello, duke hequr mendjen nga Big-u i Kosovës, dhe nga Edi, i cili po e pret dhe po e kujton çdo ditë.
