Wed, Dec 3, 2025

Tare ndërhyri për kthimin e trupit të Shpat Kasapit, falenderimi i familjes së këngëtarit: Na u gjende pranë

Tare ndërhyri për kthimin e trupit të Shpat Kasapit, falenderimi i familjes së këngëtarit: Na u gjende pranë
  • PublishedDecember 3, 2025

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi u nda nga jeta para disa ditësh pas një arresti kardiak, në Bergamo të Italisë.

Ka qenë pikërisht Igli Tare që ka ndërhyrë personalisht që trupi i të ndjerit të kthehet më shpejt në Maqedoninë e Veriut, duke qenë se në një situatë normale, procedurat vonojnë.

Për diçka të tillë, familja Kasapi ka falenderuar publikisht drejtorin sportiv të Milanit.

“Këto janë ditë dhimbjeje të madhe për familjen tonë. Falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh në këtë humbje të rëndë.

Dua të shpreh falënderim publik për Igli Taren, bashkëkombësin tonë që bëri të pamundurën dhe ishte faktor kyç që trupi i Shpatit u kthye në kohë rekord në vendin tonë. Na është gjendur jashtëzakonisht shumë dhe e vlerësojmë pa masë këtë mbështetje”, tha vëllai i Shpatit, Albin Kasapi për Sportmania.