Edi mëson se Dolce ndodhet në “Grande Fratello”, ja si reagon
Momente surprizuese kanë ndodhur mbremjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Edi ka mësuar më në fund të vërtetën për vendndodhjen e Dolces. Ashtu siç ishte paralajmëruar nga produksioni, të premten atij iu konfirmua se Dolce gjendet aktualisht në reality show-n italian “Grande Fratello”.
Ky informacion, i dhënë si pjesë e një loje të re nga Vëllai i Madh, ka ardhur me një kosto të konsiderueshme për banorët e BBVK-së: 7000 euro janë zbritur nga çmimi i madh, vetëm që ai të merrte vesh të vërtetën.
Në momentin kur iu transmetua klipi, Edi u shfaq dukshëm i habitur dhe i tronditur. Në video, Dolce shpjegonte “lojën” që e kishte bërë duke i lënë të besonin se do të përballej me gjyq ndërsa në fakt ajo tashmë po jeton aventurën e saj të re në Itali.
Në pamjet e shfaqura brenda shtëpisë së BBVK-së, Dolce shihej teksa po e shijonte maksimalisht përvojën e re në “Grande Fratello”, e qeshur dhe e lirshme mes banorëve italianë.
Pas transmetimit të klipit, Vëllai i Madh i sqaroi Edit se Dolce është prej disa ditësh në Itali, duke realizuar një prej surprizave më të mëdha të këtij edicioni. Ky lajm duket se i solli Edit një lehtësim të madh, pasi më herët ai shprehte shpesh shqetësimin për mungesën e saj dhe dëshirën që ajo të rikthehej.
Pasi e pa videon, Edi u shpreh:
“Ishalla nuk dashurohet”,
duke lënë të kuptohet se, pavarësisht distancës dhe lojërave të produksionit, ai vazhdon të ketë shpresë për lidhjen e tyre.
