Thu, Mar 19, 2026

Rama dhe Vuçiç takim në Beograd, Presidenti Serb: Ballkani i Hapur solli përfitime për qytetarët! Sa i takon Kosovës, ne…

Rama dhe Vuçiç takim në Beograd, Presidenti Serb: Ballkani i Hapur solli përfitime për qytetarët! Sa i takon Kosovës, ne…
  • PublishedJuly 7, 2023

Gjatë konferencës së përbashkët në Beograd me kryeministrin Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Ballkani i Hapur solli përfitime për qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se sa i takon marrëdhënies me Kosovën dhe sesi mund të zgjidhjen konfliktet mes tyre, do t’i diskutojnë gjatë mbrëmjes.

“Për Ballkanin e Hapur nuk do kemi diskutime të lehta, por të frytshme. Solli përfitime shumë të frytshme për qytetarët tanë. Folëm për pikëpamjet tona të ndryshme për Kosovën. Dallimet tona si do zgjidhen problemet do ta lemë për ne dhe do e diskutojmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme Serbia do vijojë përpjekje për marrëdhënie te mira me Shqipërinë’, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.