Kim Kardashian rrëfen detaje tronditëse nga grabitja në Paris: Mendova se do të vdisja
Publikohen detaje të reja rreth grabitjes së Kim Kardashian në Paris, ngjarje që ajo e quan “momentin që i ndryshoi jetën përgjithmonë”. Episodi i 4 dhjetorit i serialit The Kardashians e çoi publikun pas Kim Kardashian, 45 vjeçe, teksa ajo rikthehej në Paris për të dëshmuar në gjyqin ndaj dhjetë personave të akuzuar për grabitjen e vitit 2016, ku iu morën bizhuteri me vlerë rreth 10 milionë dollarë.
Në episod, Kim dhe të afërmit e saj rikujtuan natën e frikshme të Fashion Week, kur ajo ndodhej në apartamentin e saj të hotelit bashkë me motrat Kourtney Kardashian, Kendall Jenner dhe mikeshat Simone Harouche e Stephanie Shepherd. Simone, e cila ishte në dhomën poshtë Kim, kujtoi ulërimat e saj, duke i përshkruar si “tmerr i pastër”, ndërsa Kourtney tregoi se mori një mesazh nga Simone ku shkruhej se kishte dëgjuar Kim të thoshte: “Merrni çdo gjë që doni.”
Kourtney zbuloi në një rrëfim se vetëm pak orë para grabitjes, gjatë një dreke, ato kishin diskutuar se si do të vepronin nëse do të grabiteshin dhe të gjitha ishin shprehur se do t’u thoshin grabitësve pikërisisht ato fjalë. “Koha ishte e frikshme, si një shenjë,” tha ajo.
Kim tregoi se gjatë momentit kur u lidh, u mbajt në shënjestër të armës dhe mendoi se mund të përdhunohej, kishte frikë se do të vritej dhe se Kourtney do ta gjente trupin e saj. Megjithatë, ajo tha se në ato çaste lutja e mbajti të qetë: “E dija që ekziston një plan më i madh. Është plani i Zotit, dhe cilado qoftë rruga, do të jetë në rregull.”
