Lajmi për shtatzëninë, reagon për herë të parë Ellie Goulding!
Ellie Goulding ka folur për herë të parë pas zbulimit të befasishëm të shtatzënisë, duke thënë se ndihet “e fuqizuar dhe në versionin tim më të mirë” vetëm dy ditë pasi u shfaq me barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq. Këngëtarja 38-vjeçare konfirmoi se pret fëmijën e parë me të dashurin e saj, aktorin Beau Minniear, 28 vjeç, teksa mori pjesë në Fashion Awards në Royal Albert Hall të Londrës.
E veshur me një ansambël të personalizuar nga dizajneri Willy Chavarria, Ellie i mahniti të pranishmit dhe njëkohësisht ndau lajmin e gëzueshëm me publikun. Në postimin e saj të parë në Instagram pas eventit, ajo publikoi foto nga mbrëmja dhe falënderoi Chavarria-n për pamjen e veçantë që, sipas saj, e bëri të ndihej “absolutisht e mrekullueshme”.
![]()
Teksa gëzon kapitullin e ri në jetën personale, Goulding duket se po përgatit edhe rikthimin profesional. Sipas burimeve, këngëtarja pritet të publikojë albumin e ri në fillim të vitit 2026, duke e sjellë përpara datën e lansimit për t’iu përshtatur ardhjes së bebës. Burime pranë saj tregojnë se projekti i ri do të shfaqë një anë krejt tjetër artistike.
Romanca e saj me Beau ka nisur rreth gjashtë muaj më parë, pasi Ellie u nda nga bashkëshorti Caspar Jopling, me të cilin ka një djalë katërvjeçar, Arthur. Çifti i ri e bëri lidhjen publike në shtator, ndërsa Goulding tregoi sa serioze është marrëdhënia duke e angazhuar Beau-n edhe në videoklipin e këngës së saj të fundit, Destiny.
