Thu, Dec 4, 2025

“Ç’të them unë për këta?”/ Egla Ceno pyetet për komentin e Zhakut dhe Zhaklinës

“Ç’të them unë për këta?”/ Egla Ceno pyetet për komentin e Zhakut dhe Zhaklinës
  • PublishedDecember 4, 2025

Aktorja dhe fituesja e “BBVA”, Egla Ceno ka reaguar së fundmi pas komenteve te bera nga Zhaku, Zhaklina dhe Arian Konomi ne emisionin “Mirembrema Yje”, te cilat u interpretuan si një thumbim në adresë të aktores se njohur. E pyetur gjatë emisionit “Shqiperia Live”, lidhur me deklaratat e tyre, Ceno u përgjigj me qetësi, duke shmangur konfliktin dhe duke nënvizuar se nuk e sheh veten të përfshirë në asnjë lloj polemike.

“Ç’të them unë për këta,” u shpreh Egla me një ton të prerë, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të komentojë më tej për personat që, sipas saj, mund të reagojnë në emrin e saj pa asnjë arsye të vërtetë.

Aktorja shtoi: “Ndoshta u bëjnë punë të reagojnë ashtu në emrin tim.”

Me këtë deklaratë, Ceno la të nënkuptohet se këta reagime mund të jenë më shumë pjesë e nevojës për vëmendje se sa të një konflikti real.

Reagimi i saj vjen pas një periudhe ku emri i Egla Cenos ka qenë shpesh në qendër të mediave për shkak të debateve televizive dhe proceseve ligjore, por aktorja duket e vendosur të qëndrojë larg zhurmës, duke preferuar të mos i japë rëndësi komenteve që, sipas saj, nuk kanë bazë.