Thu, Dec 4, 2025

Kjo artiste konfirmohet si prezantuese e ‘FiK 64’

Kjo artiste konfirmohet si prezantuese e ‘FiK 64’
  • PublishedDecember 4, 2025

Pas javësh spekulimesh dhe emrash të njohur që qarkullonin për drejtimin e Festivalit të 64-t të Këngës, duket se enigma më në fund ka marrë fund. Në mesin e prezantueseve me karrierë të gjatë televizive që u përfolën për këtë rol, fituese doli një emër që nuk bën zhurmë me deklarata, por me muzikën e saj: Arilena Ara.

Burime për ‘popart.al’ bëjnë me dije se këngëtarja do të rikthehet në skenën që e kurorëzoi fituese në vitin 2019, por këtë herë jo si konkurrente, por si prezantuese e spektaklit më të rëndësishëm muzikor në vend. Ky rikthim për Arilenën vjen si një hap i natyrshëm, duke pasur parasysh eksperiencën e saj të mëparshme në moderim, si në programin “Piranjat”.

Skena e festivalit, e mbushur me emocione, performanca dhe estetikë spektakolare, duket se përputhet në mënyrë të përkryer me stilin dhe karizmën e Arilenës.

Një nga emrat e përfolur ishte edhe Salsano Rrapi, i cili prej kohësh është konsideruar kandidat potencial për prezantimin e festivalit. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Nëse ky kombinim realizohet, Arilena Ara dhe Salsano Rrapi pritet të formojnë një dyshe intriguese dhe energjike, që mund të sjellë një dimension të ri në skenën e Festivalit të Këngës.