Thu, Dec 4, 2025

FAZA E DYTË/ Çudia e “përmbysjes” së Superiores, Partizani duket për titull dhe Flamurtari e ndjek

FAZA E DYTË/ Çudia e “përmbysjes” së Superiores, Partizani duket për titull dhe Flamurtari e ndjek
  • PublishedDecember 4, 2025

Kategoria Superiore ka mbyllur sot ndeshjet e javës së 14 të saj dhe forma që kanë shfaqur skuadrat po të marrësh për bazë pesë ndeshjet e luajtura në fazën e dytë, duket mjaft e ndryshme në shumë raste në krahasim me atë që dhuroi si tablo faza e parë e kampionatit.

Duke marrë vetëm rezultatet e javëve të luajtura në fazën e dytë, 5 të tilla, tabela e renditjes sheh Partizanin dhe Elbasanin si kryesues, me nga 9 pikë të siguruara dhe si të vetmet skuadra që nuk kanë shijuar humbjen në këtë javë. Një tablo krejtësisht ndryshe për të kuqtë të cilët në fazën e parë ishin të zhytur në fundin e tabelës dhe luftonin për mbijetesë.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Flamurtarin, që i ndjek me 1 pikë më pak të siguruar gjatë kësaj faze, po aq sa Teuta, duke bërë një progres të konsiderueshëm.

Pastaj me radhë vijojnë pretendentët e Egnatias me 7 pikë e më pas Dinamo, Vora e Vllaznia me nga 6 pikë. Bylisi është për mbijetesë, me vetëm 4 pikë të siguruara. Ndërsa tabloja e fazës së dytë tregon një panoramë dëshpëruese për Tiranën, e cila ka vetëm 1 pikë të siguruar deri tani.

sdsffsfsdfsdsfdsfd