Plas në Turqi, prokuroria e Stambollit lëshon 46 urdhër arreste, të përfshirë lojtarë të Fenerbahçe dhe Gallatasaray
Nuk është hera e parë që futbolli turk është i përfshirë në skandale të ndryshme, që lidhen kryesisht me bastet dhe ndikimin e tyre në lojën e futbollit, por duket se këtë here situatë duket se ka marrë përmasa edhe më të mëdha.
Prokuroria e Stambollit ka lëshuar një sërë urdhër-arrestesh për dhjetëra lojtarë futbolli dhe zyrtarë në lidhje me skandalin e basteve që ka tronditur Turqinë.
Midis të arrestuarve gjatë bastisjes policore të mëngjesit të së premtes ishin mesfushori i Fenerbahçes, Mert Hakan Yandas, dhe mbrojtësi i Galatasarajit, Metehan Baltaci.
Sipas agjencisë së lajmeve DHA, u arrestuan gjithashtu ish-gjyqtari dhe komentatori Ahmet Cakar dhe gjyqtari aktual Zorbay Kucuk.
Federata Turke e Futbollit njoftoi në tetor se kishte nisur një hetim ndaj mbi 150 gjyqtarëve për dyshime për baste në ndeshje futbolli, hetim i cili shpejt u zgjerua duke përfshirë lojtarë, zyrtarë dhe komentatorë televizivë. Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 46 të dyshuar, 35 prej të cilëve u arrestuan fillimisht, përfshirë presidentët e disa klubeve.
Tani pritet të mësohet se çfare vendimi do të marrë gjykata e Stambollit, që në rast se i gjen fajtor këta zyrtarë, për futbollin turk kjo do të ishte padyshim goditja më e rëndë në histori.
