Mon, Dec 8, 2025

“Nuk më kanë prekur bisturia!”/ Sydney Sweeney shuan zërat për operacionet estetike

“Nuk më kanë prekur bisturia!”/ Sydney Sweeney shuan zërat për operacionet estetike
  • PublishedDecember 8, 2025

Aktorja e njohur hollywoodiane Sydney Sweeney, e cila vitet e fundit është shndërruar në një fenomen global falë roleve të saj në film dhe televizion, ka vendosur të reagojë hapur ndaj spekulimeve të vazhdueshme për pamjen e saj fizike. Me rritjen e famës, çdo detaj rreth saj është vënë nën lupë, sidomos ndryshimet e dukshme që fansat dhe kritikët i kanë atribuuar kirurgjisë estetike.

Gjatë fushatës promovuese të filmit të saj të ri “The Housemaid”, Sweeney dha një intervistë për revistën Allure, ku vendosi të flasë pa dorashka për komentet dhe akuzat që e kanë shoqëruar prej kohësh.

Aktorja theksoi se thashethemet për ndërhyrje estetike janë të pavërteta.

“Nuk kam bërë kurrë ndërhyrje kirurgjikale. Kam shumë frikë nga gjilpërat,” u shpreh ajo, duke hedhur poshtë kategorikisht pretendimet.

Sweeney shpjegoi se ndryshimi në pamjen e saj është plotësisht natyral dhe i lidhur me moshën dhe ekspozimin profesional.

Aktorja theksoi se pjesa më e madhe e komenteve vijnë nga krahasime të padrejta mes fotove të saj të fëmijërisë dhe imazheve profesionale të sotme.

“Nuk mund ta krahasosh një foto timen kur isha 12 vjeçe me një kur jam 26 vjeçe, me grim dhe ndriçim profesional! Sigurisht që do të dukem ndryshe!”, argumentoi Sweeney.

Megjithë deklaratat e saj për frikën nga ndërhyrjet, Sweeney nuk mohoi se procedurat kozmetike mund të jenë të dobishme për shumë njerëz. Aktorja tregoi me humor se partneri i saj i kishte thënë ta njoftonte nëse ndonjëherë vendoste të bënte ndonjë ndërhyrje, ndërsa ajo iu përgjigj me shaka:

“Do të të telefonoj!”

Me këtë deklarate, Sydney Sweeney synon të shuajë njëherë e përgjithmonë thashethemet dhe të theksojë rëndësinë e pranimit të ndryshimeve natyrale që vijnë me moshën dhe profesionin.