Mon, Dec 8, 2025

Tashmë zyrtare! Ja kur nis “BBVA”

Tashmë zyrtare! Ja kur nis “BBVA”
  • PublishedDecember 8, 2025

Tashmë është zyrtare! Big Brother Albania rikthehet më 20 dhjetor me edicionin e tij të pestë (BBVA 5). Lajmin e bëri të ditur vetë Top Channel, duke ndarë datën e shumëpritur me publikun nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Në videon njoftuese, kanali përdor frazën intriguese: “E ardhmja është shkruar…”, që lë të kuptohet se ky sezon do të sjellë shumë surpriza dhe momente të paparashikueshme.

Ky edicion i BBVA premton të sjellë një eksperiencë të re, duke i mbajtur banorët dhe publikun në tension që nga momenti i hyrjes në shtëpi. Ledion Liço do të jetë sërish moderatori i këtij sezoni, duke siguruar se atmosfera do të jetë po aq emocionuese dhe e mbushur me drama, siç ka ndodhur në sezonet e kaluar.

Rikthimi i spektaklit është pritur me padurim, pasi do të përfshijë shumë konflikte, miqësi, dhe histori dashurie, tipike për këtë show që ka mbërthyer miliona shikues shqiptarë. Si gjithmonë, shtëpia e BBVAlbania do të jetë një vend ku çdo moment është i papritur, dhe fansat tashmë janë të sigurt që do të jenë të fiksuar para ekranit për muaj me radhë.

BBVAlbania mbetet një nga programet më të ndjekura dhe më të komentuar në Shqipëri, dhe ky sezon pritet të jetë më emocionuesi deri tani.