Fri, Dec 12, 2025

Ariana Grande bën daljen e parë pas kritikave të Megyn Kelly për humbjen e peshës

Ariana Grande bën daljen e parë pas kritikave të Megyn Kelly për humbjen e peshës
  • PublishedDecember 12, 2025

Ariana Grande u pa të mërkurën në New York, duke shkëlqyer me një pallto të gjatë dhe të kuqe festive, ndërsa shkonte në shfaqjen e filmit Wicked: For Good. Përpos palltos, këngëtarja kishte veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të ngushta, të cilat i kombinoi me çizme të zeza me taka të larta. Flokët e saj ishin kapur prapa dhe grimi delikat nxirrte në pah tiparet e saj, ndërsa përshëndeste fansat jashtë teatrit.

Dalja e saj vjen një ditë pasi Megyn Kelly e kritikoi Grande në podkast, duke e përshkruar si “anoreksike” dhe komentuar për marrëdhënien e saj me kolegen Cynthia Erivo gjatë promovimit të filmit. Kelly theksoi se industria e argëtimit nuk është për t’u admiruar dhe përdori yjet e Wicked si shembuj të presionit për humbjen e peshës.

Komentet e Kelly-t shkaktuan një reagim të gjerë në rrjetet sociale, ku fansat u shqetësuan për humbjen dramatike të peshës së Grande, Erivo dhe Michelle Yeoh gjatë xhirimeve të filmit. Përdorues të ndryshëm të rrjeteve sociale theksuan se normalizimi i pamjes “skeletores” krijon presion të panevojshëm për gratë.

Ariana Grande ka folur më parë për presionin që ndiejnë gratë në industrinë e argëtimit, duke thënë se është e padurueshme që të komentohet pamja e dikujt apo shëndeti i tij. Ajo theksoi se duhet të ketë një respekt më të madh për mënyrën se si njerëzit e paraqesin veten dhe për ndikimin që ka kjo në shëndetin mendor.