Kolegët e serialit “Friends” marrin vendim emocional për Matthew Perry
Dy vjet pas vdekjes tragjike të Matthew Perry-t, aktorët kryesorë të serialit “Friends” janë ribashkuar në një përpjekje prekëse bamirësie për të nderuar kujtimin dhe trashëgiminë e bashkë-yllit të tyre. Jennifer Aniston, Courteney Cox, David Schwimmer, Matt LeBlanc dhe Lisa Kudrow kanë bashkëpunuar në një iniciativë për mbledhjen e fondeve për të mbështetur Fondacionin Matthew Perry, i cili është i dedikuar për të ndihmuar njerëzit që luftojnë me varësinë.
Ribashkimi i aktorëve u realizua nëpërmjet një bashkëpunimi të veçantë me Soundwaves Art Foundation dhe artistin Tim Wakefield . Ky projekt ka transformuar valët zanore të këngës ikonike të serialit “Friends” në dizajne unike artistike, ku secila pjesë është frymëzuar dhe i dedikuar një personazhi të ndryshëm nga seriali.
Secili prej pesë aktorëve u fotografua duke nënshkruar edicionin e tyre të kufizuar të këtyre veprave të artit, gjë që i shton vlerë të paçmuar fansave dhe koleksionistëve.
Koleksioni jo vetëm që përfshin firmat e aktorëve, por në bashkëpunim me trashëgimtarët e Perry-t, përmban edhe printime të gdhendura me firmën e tij zyrtare. Veprat me autograf shiten për 600 dollarë, ndërsa versionet pa firmë janë në dispozicion për 100 dollarë, sipas faqes së internetit të fondacionit.
Të gjitha të ardhurat do të shkojnë direkt në Fondacionin Matthew Perry dhe organizata të tjera bamirësie të zgjedhura nga kasti, duke përforcuar angazhimin e Perry-t për të përdorur përvojën e tij personale për të ndihmuar të tjerët në luftën e tyre me varësinë.
Pavarësisht dhimbjes, Jennifer Aniston më parë vuri në dukje se kasti gjithmonë bëri çmos për ta ndihmuar Perryn në betejat e tij, dhe kjo përpjekje e re e përbashkët është një provë e mëtejshme se miqësia e tyre zgjat përtej ekranit dhe jetës.
