Vendos një gol, Torino triumfon me Ismajlin e Asllanin në fushë
Torino mundi 1-0 Cremonesen, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në Serie A. Goli vendimtar në këtë takim erdhi në minutën e 27-të, me Niko Vlasic, që shfrytëzoi në maksimum një asist të Zapatës.
Titullarë për skuadrën nga Torino ishin edhe lojtarët e kombëtares, Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani. Pjesa e dytë ishte me ritëm të kënaqshëm, por rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund.
Torino luan në Reggio Emilia ndaj Sassuolos sfidën e xhiros tjetër, ndërsa Cremonese përballet me Lazion në kryeqytet.
