Tue, Dec 16, 2025

Përballje mes Edit dhe Dolces pas deklaratave në Itali, i japin fund lidhjes?

Përballje mes Edit dhe Dolces pas deklaratave në Itali, i japin fund lidhjes?
  • PublishedDecember 15, 2025

Eduard Kuçi dhe Dolce janë përballur mbrëmjen e sotme pas deklaratave të kësaj të fundit gjatë qëndrimit të saj në Grande Fratello në Itali, ku kishte lënë të kuptohej se nuk kishte asnjë lidhje jashtë shtëpisë. Deklaratat e saj, të transmetuara në Prime, ndezën diskutimin mes dy banorëve, të cilët u përballën hapur për raportin e tyre dhe për arsyet që i çuan në këtë pikë tensioni.

Edi ishte i drejtpërdrejtë në bisedën me Dolcen, duke shprehur ndjesinë e distancës që kishte vënë re pas rikthimit të saj nga Italia.

“Prej që je rikthyer nga Grande Fratello, kam parë një lloj ftohësie ndaj meje. Cila është arsyeja?”, ishte pyetja që ai ia drejtoi.

Dolce nuk e mohoi ndryshimin e raportit, por theksoi se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe nga ana e Edit.

“E ktheva unë. Të gjithë më thoshin ‘ka bërë, ka qarë për ty’. Unë, kur jam kthyer, nuk e kam parë Edin”, u shpreh ajo.

Banorja sqaroi gjithashtu se gjatë qëndrimit në Itali nuk ka ndjerë detyrimin t’u japë llogari të tjerëve për raportin që kishte brenda shtëpisë në Kosovë.

“Nuk u kam dhënë llogari atyre për këtë që kam këtu. E jona ka qenë njohje”, shtoi Dolce, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si ajo e ka perceptuar lidhjen me Edin.

Përballja mes tyre ka lënë të hapur shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e raportit, ndërsa publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.