Wed, Dec 17, 2025

Mbappe i bën “gol” PSG, fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

Mbappe i bën “gol” PSG, fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro
  • PublishedDecember 17, 2025

Jo vetëm i iku nga duart falas, nuk përfituan asnjë euro nga kartoni i tij, por tani PSG është i detyruar t’i paguajë 61 milionë euro Kylian Mbappe-s. Gjykata në Paris i ka dhënë të drejtë sulmuesin francez, duke detyruar PSG të paguajë menjëherë këtë shifër.

Në këtë paketë, janë të përfshirë 36,7 milionë paga, ndërsa 17,25 milionë euro vetëm për bonusin e firmës, në momentin kur Mbappe rinovoi kontratën, pjesa tjetër ka të përfshirë bonuse të ndryshme.

Në këtë mënyrë, gjeli më i famshëm i bën një gol të vërtetë ish ekipit të tij, PSG.