Pas përballjes së Edit dhe Dolces, familjarët e tij marrin vendimin e papritur ndaj saj!
Familjarët e Eduard Kuçit kanë ndërmarrë një veprim të qartë në rrjetet sociale, duke hequr Dolcen nga lista e ndjekësve në Instagram, çka ka nxitur menjëherë reagime dhe aludime mbi fundin e raportit mes tyre. Ky veprim nuk është bërë nga vetë Edi, pasi ai ndodhet ende i izoluar në shtëpinë e Big Brother dhe nuk ka akses në llogaritë e tij personale.
Lëvizja virtuale erdhi pas një periudhe tensionesh dhe deklaratash të ndërsjella mes Eduart Kuçit dhe Dolces, të cilat u bënë publike pas qëndrimit të kësaj të fundit në Grande Fratello në Itali. Gjatë spektaklit, Dolce kishte mohuar se ishte në një lidhje, deklaratë që u kthye në pikë kyçe të përplasjes mes çiftit.
Në përballjen e tyre, Edi ngriti shqetësimin për ndryshimin e sjelljes së Dolces pas rikthimit të saj nga Italia, duke folur për një ftohje të ndjeshme në raport. Nga ana tjetër, Dolce u shpreh se distancimin e kishte vënë re edhe nga ana e tij dhe se ishte kthyer sepse ishte informuar se ai kishte qarë për të, por pas rikthimit nuk kishte gjetur të njëjtin afrimitet.
“Ajo që kemi pasur ka qenë një njohje”, deklaroi Dolce, duke theksuar se nuk ndiente detyrim t’i jepte llogari askujt për raportin e tyre. Pas këtyre deklaratave dhe keqkuptimeve të akumuluara, duket se lidhja mes Edit dhe Dolces ka marrë fund, ndërsa veprimet e fundit të familjarëve të tij në rrjetet sociale vetëm sa e kanë bërë këtë ndarje edhe më të dukshme për publikun.
