Wed, Dec 17, 2025

VIDEO/ Muçi provon “magjinë” në Kupën e Turqisë, sulmuesi kuqezi i shkon pranë golit

VIDEO/ Muçi provon “magjinë” në Kupën e  Turqisë, sulmuesi kuqezi i shkon pranë golit
  • PublishedDecember 17, 2025

Trabzonspor u përball me Alanyaspor në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Turqisë. Sulmuesi kuqezi i Trabzonspor, Ernest Muçi nuk e nisi titullar, teksa u aktivizua në pjesën e dytë.

Me aftësitë e tij individuale, Muçi provoi të shënonte një eurogol. Gjithsesi, tentativa e tij nga distanca përfundoi mbi portë. Muçi ka shënuar deri më tani 6 gola në 12 ndeshje me Trabzonspor. Ai është i huazuar nga Besiktas.