Thu, Dec 18, 2025

U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi

U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi
  • PublishedDecember 18, 2025

Serbia largoi nga pankina trajnerin Dragan Stojkovic, pas humbjes me Shqipërinë. Trajneri Stojkovic nuk do qëndrojë gjatë pa punë, pasi të reja të rëndësishme vijnë së fundmi.

“Piksi”, përflitet se mund të bëhet trajner i Rubin Kazan në Rusi. Rubin Kazan ndau rrugët me Rashid Rakhimov pas pothuajse tre vitesh bashkëpunimi dhe tashmë Stojkovic shihet si pasuesi ideal.

Kujtojmë që tek Rubin Kazan aktivizohet edhe sulmuesi i kombëtares tonë, Mirlind Daku.