Fri, Dec 19, 2025

Napoli “thyen” Milan, Neres-Hojlund dërgojnë Conte në finale, Allegri shpërthen ndaj Oriali-t, blutë akuzojnë

Napoli “thyen” Milan, Neres-Hojlund dërgojnë Conte në finale, Allegri shpërthen ndaj Oriali-t, blutë akuzojnë
  • PublishedDecember 19, 2025

Napoli “thyen” 2-0 Milan dhe “fluturon” në finalen e SuperKupës së Italisë. Në Riad, ekipi i Conte-s, e zgjidhi më mirë taktikisht këtë takim, duke i lënë topin Milan, por në çdo zbritje në sulm ishin kërcënues, duke detyruar portierin Mike Maignan të kryente disa pritje fantastike. Hojlund rezultoi lojtari i ndeshjes, me danezin që dhuroi një asist dhe shënoi golin që mbylli llogaritë me “djallin”.

Në minutën e 39-të, Hojlund futi në top në zonë, aty ku Neres i pa shqetësuar e kishte të lehtë ta shtynte në rrjetë. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 63-ët, Hojlund me një aksion personal goditi saktë brenda në zonë duke dyfishuar shifrat. Milan u përpoq të rikthehej në lojë, por pa sukses, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund. Si gjithnjë, nuk mund të mungonte edhe protagonizimi i trajnerit Allegri, me Napolin që e akuzoi për një fjalor banal ndaj Gabriele Oriali-t, menaxheri i ekipit dhe krahu i djathtë i Contes, por për Allegrin këto janë gjera që i përkasin lojës.

Në deklaratën e tij pas ndeshjes, trajneri i Milan theksoi se diferencën në këtë sfidë e bëra faza ofensive: “Kishim përballë një Napoli të fortë, por këtë e prisnim. Mund të bënim më mirë në të dy golat që pësuam, por ishte një ndeshje e luajtur bukur nga të dy ekipet. Ata ishin pak më mirë në fazën ofensive”, u shpreh Allegri.