Sat, Dec 20, 2025

Broja nuk fshihet: I lumtur për golin e parë, faleminderit tifozë, Burnley do përmirësohet

Broja nuk fshihet: I lumtur për golin e parë, faleminderit tifozë, Burnley do përmirësohet
  • PublishedDecember 20, 2025

Armando Broja shënoi golin e parë me Burnley dhe menjëherë pas ndeshjes ndaj Bournemouth i ka dërguar një mesazh tifozëve.

“Përshëndetje! Ndihem sikur jam mbi re që kam shënuar golin tim të parë. Kishte një rëndësi të jashtëzakonshme për mua, shpresoj të ketë pasur të njëjtën rëndësi edhe për ju. Pashë reagimin tuaj dhe ai do të thoshte shumë për mua. Jeni të mrekullueshëm. Falenderoj të gjithë tifozët që kanë udhëtuar me ne dhe të gjithë ata që na shohin. Ishte shumë e rëndësishme për ne që ta merrnim këtë pikë. Shpresoj që tashmë të krijojmë një momentum dhe të shtyjmë përpara”-tha Broja në videomesazh.

Më pas për faqen zyrtare të klubit, sulmuesi i kombëtares u ndal te rëndësia e barazimit 1-1, pas shtatë humbjeve radhazi.

“Nuk është e lehtë kur je në një pozicion jo të mirë në Premier League dhe të gjithë e dinë këtë.

“Shtatë humbje radhazi nuk janë aspak të lehta për ne, por kjo mori fund sot. Le të bëjmë mirë në vijim.

“Bournemouth është një skuadër vërtet e mirë dhe ne e dinim sa të rrezikshëm mund të ishin.

“Ishte një betejë gjatë gjithë ndeshjes me të vërtetë, por shikoni, jemi mjaft me fat që nxorëm barazimin dhe ndoshta mund të kishim shënuar edhe një gol në fund, por ne e marrim pikën dhe vazhdojmë përpara.”- theksoi ai.