Sun, Dec 21, 2025

Ironi për Luiz Ejllin nga banori më i ri i “BBV5”! Çfarë i lidh ata të dy?

Ironi për Luiz Ejllin nga banori më i ri i “BBV5”! Çfarë i lidh ata të dy?
  • PublishedDecember 21, 2025

Seno Fishta, banori më i ri i BBVA5, ka tërhequr vëmendjen që në hyrjen e tij në shtëpi. Ai është origjinë nga Shkodra dhe ka një prani të fortë në ekran, duke e bërë të qartë që është gati të përballet me çdo sfidë brenda programit.

Gjatë një interviste të shkurtër, Ledion Lico, prezantuesi i programit, bëri një krahasim mes Seno Fishtës dhe Luiz Ejllit, fituesit të BBVA2, të dy nga Shkodra.

Mirëpo Seno u përgjigj me një farë thumbi:

“Luizi ka bërë një performancë të jashtëzakonshme, por i kemi rrugët e ndara. Ai kishte borxhet e veta dhe unë të miat”, tha Seno. Kjo përgjigje e tij ka krijuar një valë reagimesh dhe komentesh nga publiku.

Seno, ka lindur në Shkodër dhe e quan veten “delja e zezë” e familjes, kjo pasi ka qenë fëmijë kundër rrymës së kohës.

Ai është tifoz i zjarrtë i Vllaznisë dhe ka krijuar një podcast ku flet për futbollin: “Na shkoi jeta rrefishat”.

Një moment i rëndësishëm reflektimi lidhet me periudhën para kthimit të detyruar nga autoritetet franceze, kur nëna e tij u shtrua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje koronare.

Ai përshkruan këtë përvojë si moment intensiv emocional, gjatë të cilit ka rishikuar në mënyrë kritike zgjedhjet dhe drejtimin e jetës së tij.