Sun, Dec 21, 2025

Jonida Vokshi në qendër të vëmendjes pas Prime-it të Big Brother VIP Kosova: Gabim teknik apo lapsus live?

Jonida Vokshi në qendër të vëmendjes pas Prime-it të Big Brother VIP Kosova: Gabim teknik apo lapsus live?
  • PublishedDecember 21, 2025

Prime i fundit në Big Brother VIP Kosova u shoqërua me emocione të forta, teksa pas televotimit, rrugëtimi i Toney u ndërpre. Megjithatë, vëmendja e publikut nuk mbeti vetëm te eliminimi, por u zhvendos shpejt te moderatorja Jonida Vokshi, pas disa pamjeve që u bënë virale në rrjetet sociale.

Shumë ndjekës pretenduan se gjatë shpalljes së rezultatit, Jonida ka bërë një lapsus, duke përmendur emrin e Labinot në vend të Toney-t. Momentet u shpërndanë me shpejtësi në TikTok dhe Instagram, duke ngritur dyshime nëse moderatorja u ngatërrua gjatë transmetimit live apo nëse bëhej fjalë për një gabim teknik.

Përballë komenteve të shumta, Jonida Vokshi reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku sqaroi situatën me shumë sportivitet. Ajo theksoi se procesi i votimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe se përqendrimi i saj gjatë Prime-it është maksimal.

“Televotimi është një moment kyç në një reality dhe kurrë nuk ngatërroj asnjë emër,” u shpreh moderatorja, duke hedhur poshtë pretendimet e ndjekësve.

Në fund, duke parë se sa shpejt u përhap videoja në internet, Jonida nuk ngurroi ta trajtojë situatën edhe me humor. Ajo u shpreh e surprizuar nga reagimet, duke shtuar me shaka:

“Madje po mendoj çfarë të bëj herën tjetër në Prime, që të bëhem sërish virale.”