Sun, Dec 21, 2025

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel
  • PublishedDecember 21, 2025

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën moderimin e Kiara Tito, por vëmendja e publikut u përqendrua menjëherë te rikthimi dhe deklarata e drejtpërdrejtë e Arjan Konomi. Gjatë prezantimit të opinionistëve, Kiara Tito theksoi rëndësinë e rolit të tyre në format, duke nënvizuar se “Big Brother Fan Club” nuk mund të funksionojë pa peshën e opinioneve që ata sjellin për banorët dhe lojën. Krahas Françeska Murati, rikthimi i Arjan Konomit u prit me entuziazëm, pasi ishte një emër i kërkuar prej kohësh nga publiku në rrjetet sociale.

Por momenti më i fortë i mbrëmjes erdhi kur Kiara e pyeti Arjan Konomin për deklaratën e bërë pak ditë më parë në një intervistë për Arbana Osmani, ku ai kishte pohuar se ishte penalizuar në të kaluarën për shkak të një statusi në rrjetet sociale.

Ai pranoi se është penalizuar për një status të caktuar, por theksoi se nuk ka pasur kurrë konflikte personale apo profesionale me televizionin:

“Kjo është shtëpia ime. Mos të ngatërroj numrin e viteve, por kam mbi 20 vjet që kam qenë këtu në Top Channel. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij formati sepse është formati ku unë nisa, është formati i Big Brother ku unë u njoha për publikun dhe fillova në televizion. Ndaj është si një rikthim, pavarësisht se jemi në Fan Club. Ishte për mua shumë e rëndësishme. Sa i përket pyetjes që më bëre, unë nëse kam një pakënaqësi, jam shumë i hapur ndaj tyre. Nuk kam patur asnjëherë ndonjë konflikt, asnjë problem me Top Channel. Kam pasur marrëdhënie të mira edhe pas largimit tim, pavarësisht se për një status të caktuar u penalizova. Por unë falënderova, takova njerëzit, jemi takuar, kam ardhur i ftuar në emisione të tjera. Një nga karakteristikat e mia është se nuk mbaj mëri. Ishte një gjë që mund të ndodhte dhe është normale, unë jam i hapur ndaj saj”, u përgjigj Konomi.